
17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, kjo datë shënon shpalljen e pavarësisë së Kosovës ditës më historike të shtetit tonë, dhe të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.
Të dielen u shënua 11 vjet shtetësi të shtetit më të ri në Evropë. Dhe për këtë ditë Insajderi sjellë 11 fakte rreth ditës historike.
1- Pavarësia zyrtarisht u shpallë me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta
2- Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
3- Muzeu i Londrës ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.
4- Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
5- Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë
6 – Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.