11 mijë e 431 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

11 mijë e 431 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

833 raste të vdekjes është bilanci i fundit i shënuar me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga ku u njoftua është rritur edhe numri i rasteve aktive me COVID-19.

Deri më sot numri i rasteve aktive pozitive me këtë virus vazhdon të jetë i lartë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në 11 mijë e 431.

Që nga data 13 mars kur në Kosovë janë paraqitur rastet e para pozitive me COVID-19, janë regjistruar 29 mijë e 805 raste.

Deri më tani janë testuar 120 mijë e 811 persona.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 303 raste, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së. /Insajderi.com