11 persona të lënduar nga një aksident trafiku në Viti

11 persona të lënduar nga një aksident trafiku në Viti

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Viti, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 11 persona, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, të cilët përmes një njoftimi thonë se i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit, dyshohet tejkalim i pa sigurt, ka shkaktuar aksidentin duke e ndeshur ballë për ballë me veturën tjetër të përfshirë në këtë aksident.

“Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë pasagjerët në veturat e përfshira. Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar, përveç dy pasagjereve (femra) që janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Insajderi.com