11 të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 persona kanë vdekur sot si pasojë e infektimit me Coronavirus, duke çuar në 401 numrin total të të vdekurve nga kjo sëmundje, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, brenda 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 141 raste të reja pozitive me COVID-19, nga gjithsej 440 mostra të marra për testim.

Ndërkaq, edhe 230 pacientë kanë rezultuar si të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në shtatë mijë e 191 raste, ndërsa i rasteve aktive është tre mijë e 824.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 44 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com