11 të vdekur dhe 512 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 të vdekur dhe 512 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilëve thuhet se edhe 512 persona janë infektuar me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit kanë rezultuar nga gjithsej katër mijë e 718 mostra të marra për testim.

Gjatë së njëtës periudhë kohore janë shëruar 524 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284.

Numri total i rasteve pozitive është 94.167 raste nga 447.840 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.926 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Gjakovë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjilan 37 raste, Pejë 37 raste, Mitrovicë 25 raste, Podujevë 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 13 raste, Kaçanik 12 raste, Prizren 9 raste, Vushtrri 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Viti 6 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Graçanicë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com