11 të vdekur dhe 876 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

11 të vdekur dhe 876 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vijon të jetë i lartë numri i infeksioneve dhe fatkeqësisht edhe ai i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 876 raste pozitive nga 3144 testime të kryera për të dyshuar, njofton Insajderi.

Në orët e fundit 11 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin. Viktima më e re e ditës së sotme është e moshës 36 vjeç.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar./Insajderi.com