11 të vdekur dhe rreth 700 policë të infektuar me Coronavirus

11 të vdekur dhe rreth 700 policë të infektuar me Coronavirus

Rreth 700 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë infektuar me COVID-19, ndërsa 11 kanë vdekur si pasojë e prekjes nga ky virus, transmeton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli, i cili tha se pavarësisht situatës, PK do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Deri më tani kemi rreth 700 policë të infektuar ndërsa të vdekur nga Coronavirusi kemi 11. Është një përfshirje bukur e madhe nga Covidi”.

“Orari jonë është 8 orësh dhe nuk është lehtë të ballafaqohet me popullatën në këtë pandemi sepse pandeminë e kemi kudo, mirëpo policët nuk hezitojnë dhe mundohet të ruhen vetvetiu me maska, po mundohen ta korrigjojnë vetveten dhe popullatën”.

“Pavarësisht ne duhet të kryejmë orarin e punës”, tha Tasholli për EO. /Insajderi.com