11 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në bazë të dhënave të Institutit për Shëndet Publik të këtij vendi në 24 orët e fundit janë bërë tre mijë e 519 testime, ndërsa janë regjistruar 843 raste të reja të infeksionit.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 333 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj janë regjistruar 106 mijë e 110 raste me Coronavirus. Numri i personave të shëruar është 94 mijë e 275, ndërsa i të vdekurve është tre mijë e 176./Insajderi.com