11 vdekje dhe 873 raste të reja me COVID-19

11 vdekje dhe 873 raste të reja me COVID-19

11 vdekje dhe 873 infeksione me COVID-19 është bilanci i njezetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe 544 të shëruar.

Numri i të shëruarve shkoi në 71.813, ndërsa i rasteve në 87.067.

Deri më tani 1.830 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Coronavirusit.

Rastet aktive janë 13.424, rreth 1.000 të hospitalizuar.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 372 raste, Gjilan 83 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Gjakovë 53 raste, Mitrovicë 51 raste, Vushtrri 42 raste, Podujevë 37 raste, Pejë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Obiliq 18 raste, Kamenicë 15 raste, Drenas 11 raste, Prizren 9 raste, Viti 9 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Graçanicë 5 raste, Leposaviq 5 raste, Rahovec 5 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat: Dragash, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë, Shtime dhe Suharekë. /Insajderi.com