Me 11 viktimat e ditës së fundit si pasojë e Coronavirusit numri i vdekjeve ka arritur në 809, njofton Insajderi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të shtunën edhe 765 raste të reja dhe 193 të infektuar që e kaluan virusin.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 28.616, ndërsa i të shëruarve në 17.055.
Rastet aktive tani janë 10.752, njofton Insajderi.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik. /Insajderi.com