11 vdekje si pasojë e COVID-19 në Kosovë

11 vdekje si pasojë e COVID-19 në Kosovë

11 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Në total numri i rasteve aktive është 11.862.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.

Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com