11 vdekje si pasojë e COVID-19

11 vdekje si pasojë e COVID-19

11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit, për ta dërguar numrin e vdekjeve në 2.140.

Por, gjatë ditës së fundit kanë rënë edhe infeksionet.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 154 raste nga 1.559 mostra.

Ndërsa, janë shëruar 545 qytetarë, njofton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 104.196, ndërsa i të shëruarve 91.972. Rastet aktive janë 10.084.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 40 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Pejë 13 raste, Gjilan 10 raste, Gjakovë 9 raste, Obiliq 9 raste, Podujevë 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Drenas 5 raste, Vushtrri 5 raste. /Insajderi.com