11 vdekje të reja pasojë e Coronavirusit

11 vdekje të reja pasojë e Coronavirusit

11 persona kanë humbur jetën si rezultat i infektimit me COVID-19.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1.073, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 478 raste të reja në njëzetaktër orët e fundit dhe 690 të shëruar.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 13.561.

Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 41.777, ndërsa i të shëruarve në 27.143.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime. /Insajderi.com