11 vdekje tjera nga Coronavirusi

11 vdekje tjera nga Coronavirusi

11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19.

Numri i të vdekurve ka arritur në 860 që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 720 raste të reja në njëzetekatër orët e fundit.

Po ashtu janë shëruar 469 persona, njofton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 31.215, ndërsa i të shëruarve në 18.347.

Rastet aktive tani kanë arritur në 12.008.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan. /Insajderi.com