11 vdekje tjera si pasojë e Coronavirusit

11 vdekje tjera si pasojë e Coronavirusit

11 qytetarë kanë humbur betejën me virusin COVID-19 pas infektimit.

Numri i vdekjeve tani ka arritur në 1.016, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar 539 infeksione të reja, ndërsa janë shëruar 574.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 39.596, ndërsa i të shëruarve 25.001.

Rastet aktive tani janë 13.579.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë.  /Insajderi.com