11 viktima dhe 688 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 viktima dhe 688 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin dirt të Instutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 688 persona kanë rezultuar të infektuar me këtë virus përgjatë këtyre orëve, nga gjithsej një mijë e 865 mostra të marra për testim.

Tutje thuhet se edhe 236 persona janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.

“Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes”, thuhet tutje në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 303 raste, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste”, përfundon njoftimi i IKSHPK-së. /Insajderi.com