11 viktima të reja nga Coronavirusi në Shqipëri

11 viktima të reja nga Coronavirusi në Shqipëri

11 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, për shkak të infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar një mijë e 508 persona, ku 318 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Gjithashtu, janë shëruar 557 persona, duke çuar kështu numrin e të shëruarve në total 32 mijë e 122 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë infektuar me Coronavirus 56 mijë e 572 persona, janë kryer 255 mijë e 197 testime dhe kanë humbur jetën një mijë e 164 pacientë./Insajderi.com