Vdes veprimtari i LDK-së

Vdes veprimtari i LDK-së

Ka ndërruar jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Remzi Kololli, njofton Insajderi.

Vdekjen e tij e ka kumtuar dega e kësaj partie në Suharekë.

“I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë”, thuhet në njoftim.

Ai ishte dy herë kryetar i nëndegës së LDK-së në Budakovë.

“Dega e LDK-së në Therandë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, rrethit e shoqërisë”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com

 

Dita e sotme për degën e LDK-së në Therandë, filloi me një lajm tepër pikëllues. Është ndarë nga jeta njëri prej…

Posted by LDK Suharekë on Friday, 23 April 2021