Drejtori i Zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka deklaruar se votat e tij është dukë “i vjedhur PS”.
Ai ka treguar mënyrën sesi po “manipulohen” ato vota.
“Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS”, ka thënë ai.
Abazi përmes një postimi në Facebook, theksoi se i kanë evidentuar këto raste në disa Qendra Numërimi të cilat do t’i bëjmë publike në vijim.
Në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri është duke prirë deri tash Partia Socialiste. /Insajderi.com