Abdixhiku diskuton me Von Cramon për Dialogun

Abdixhiku diskuton me Von Cramon për Dialogun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka biseduar virtualisht për dialogun me Raportuesen e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Abdixhiku, ka thënë se ka diskutuar me Von Cramon për politikat e LDK-së.

“Diskutuam politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme partiake; pikëpamjet e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë si dhe dialogun”, ka shkruar Abdixhiku.

Von Cramon, ka qenë aktive për zhvillimet në Kosovë.

Së fundi ajo kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për votën që e dha në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. /Insajderi.com