Kurti të premten raporton para deputetëve për dialogun

Kurti të premten raporton para deputetëve për dialogun

Të premten e 11 qershorit do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të raportojë kryeministri Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Sot në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së kërkuam që në kuadër të zgjedhjeve të bordeve që i raportojnë Kuvendit të kemi rritje të transparencës. E para është e pashmangshme që do të diskutohet për marrëveshjet e arritura për suksesin apo mossuksesin e tyre. Ekziston një mendim i GJK-së i cili nuk mundet ta ndryshojë me rezolutë në raport me kompetencat e Qeverisë. Rezolutën në këtë temë e shohim të panevojshme në raport ne kompetencat”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se në debatin për dialogut do të diskutohet për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe objektivat e së ardhmes.

Kusari-Lila theksoi se Kuvendi do t’i vazhdojë punimet edhe të hënën më 14 qershor në debatin parlamentar të kërkuar nga PDK për gjendjen ekonomike dhe efektet e pandemisë në Kosovë./Insajderi.com