Samiti i Ballkanit Perëndimor ka filluar në Vjenë, ku kancelari federal, Sebastian Kurz, ka pritur krerët e qeverive të këtij rajoni, shkruan Insajderi.
Mediat austriake kanë publikuar fotografi nga ky Samit dhe nga pritja që Kurz u ka bërë liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Siq raportohet, temat kryesore që po diskutohen në këtë Samit janë lufta e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, perspektiva e BE-së për të gjitha vendet e këtij rajoni, lufta kundër pandemisë CoViD-19 dhe mbështetja ekonomike që do t’ju ofrohet këtyre vendeve, pas krizës.
Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë Samit po marrin pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, ai i Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe Belinda Balluku nga Qeveria e Shqipërisë.
Pas takimit, Kurz pritet të dalë në një konferencë për media./Insajderi.com