Krasniqi pasi u zgjodh kryetar i PDK-së: Unë e njoh shpirtin e partisë sonë të përbashkët

Krasniqi pasi u zgjodh kryetar i PDK-së: Unë e njoh shpirtin e partisë sonë të përbashkët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur fjalimin e tij të parë si udhëheqës i saj, shkruan Insajderi.

Krasniqi u shpreh se e njeh vullnetin e përbashkët të bashkëpartiakëve, ndaj dhe do të bashkëpunojnë tutje siç tha ai për të ardhme më të mirë.

”Unë e njoh shpirtin e partisë sonë të përbashkët. E njoh vullnetin tonë të përbashkët. Dhe duke u bazuar në energjinë tonë të përbashkët kam besim në rrugëtimin tonë përpara”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë me votë për të drejtuar partinë, ku tha se do tua shpërblej besimin me punë të pandalshme e bashkëpunim me secilin anëtar por edhe me qytetarët që duan t’i bashkohen PDK-së.

“Gjatë rrugës për rikthimin e PDK-së aty ku e ka vendin në udhëheqjen e shtetit, padyshim që do të kemi shumë sfida e pengesa, nuk do të jetë e lehtë por e njoh shpirtin dhe vullnetin që buron nga secili prej jush dhe duke u bazuar në këtë energji të pashtershme jam i sigurt që do ia dalim”, tha Krasniqi pasi u zgjodh kryetar i PDK-së./Insajderi.com