12.808 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

12.808 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

12.808 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, njofton Insajderi.

Kjo shifër u ngrit pasi të martën e 23 marsit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raportoi për 705 infeksione të reja e 522 të shëruar.

10 persona humbën jetën gjatë ditës së fundit, pasojë e Coronavirusit.

Kështu, numri i vdekjeve kur ka kaluar një vit nga pandemia ka shkuar në 1.786.

Që nga ajo kohë në Kosovë 83.717 raste me COVID-19 janë regjistruar, ndërsa 69.123 kanë arritur ta kalojnë virusin famëkeq.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë. Gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan 320 infeksione të reja. /Insajderi.com