12 asistentë e studentë të UP-së dënohen për regjistrime të paligjshme

12 asistentë e studentë të UP-së dënohen për regjistrime të paligjshme

Gjykata Themelorë në Prishtina ka dënuar me gjobë e burgim 12 asistentë dhe studentë të Universitetit të Prishtinës për regjistrime të paligjshme të studentëve gjatë viteve 2009-2012.

Esat Belaj është dënuar me dy vjet e 8 muaj burgim për veprat marrja e ryshfetit”, “ushtrim i ndikimit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ai është dënuar edhe me 10 mijë euro gjobë.

Gjykata ka dënuar edhe Arian Janovën me tetë muaj burgim dhe gjobë prej 5 mijë eurosh, Mevledun Beqirin me tetë muaj burgim, Kemaj Gashin me shtatë muaj burgim dhe 1500 euro gjobë, Arton Hotin me shtatë muaj burgim dhe 4000 euro gjobë, Muhamed Maliqin për marrje ryshfeti e ka dënuar me shtatë muaj burgim, Albion Haxhijahën po ashtu për ryshfet me 8 muaj burgim.

Leonard Bytyci është danuar me tetë muaj burgim, po ashtu për marrje ryshfeti, Shaqir Recica për “dhënie ryshfeti” është ka dënuar me tre muaj burgim, si dhe Amonda Orllatin, po ashtu për dhënie ryshfeti, me tre muaj burgim ose me pëlqimin e saj të zëvndësohet me gjobë”.