12 infeksione të reja me COVID-19

12 infeksione të reja me COVID-19

12 infeksione me COVID-19 janë paraqitur brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Por, ka më shumë të shëruar 14 sosh. Të vdekur s’ka.

Kështu, rastet aktive janë 106, sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, vaksinimi masiv po vazhdon edhe më tutje.

Gjithmonë sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së fundit 11.518 morën vaksinën.

Tash, 282 mijë e 180 qytetarë kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa 78.298 kanë marrë edhe dozën e dytë. /Insajderi.com