12 ambasadorët e shkarkuar nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, do të kthehen në Kosovë në fund të këtij muaji.
Kështu ka deklaruar MPJD për Klan Kosovën, transmeton Insajderi.
Po ashtu, kjo ministri është deklaruar edhe për zëvendësimin e ambasadorëve.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ndodhet në fazën finale të përmbylljes së procesit për plotësimin e pozitave të lira të ambasadorëve nëpër misionet e Kosovës nëpër botë. Ky proces do të mbyllet brenda pak ditës dhe MPJD do ta njoftojë opinionin publik rreth këtij procesi”, thuhet në përgjigje.
Në maj të këtij viti janë shkarkuar 12 ambasadorë.
Nga shoqëria civile kanë thënë se zëvendësuesit duhet të jenë persona me integritet të lartë. /Insajderi.com