
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se numri total i rasteve aktive në vend është 12 mijë e 433, njofton Insajderi.
Nga gjithsej 500 mijë e 112 persona të dyshuar për këtë virus, 101 mijë 517 persona kanë rezultuar të infektuar deri më sot.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 87.012 raste, kurse numri i të vdekurve është dy mijë e 72 persona.
Gjatë së dielës, Qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja anti-COVID.
Në kuadër të këtij vendimi nga sot rihapet gastronomia, lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare.
Sipas vendimit, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 deri në 05:00.
Po ashtu, institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit. /Insajderi.com