12 persona shoqërohen në polici për lotsjellësin gjatë inaugurimit

12 persona shoqërohen në polici për lotsjellësin gjatë inaugurimit

Rreth 12 persona janë shoqëruar në Policinë e Kosovës, pasi disa prej tyre tentuan e të tjerët hodhën gaz lotsjellës gjatë inaugurimit të Hashim Thaçit si president.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili nuk ka dashur të komentojë nëse ata janë aktivistë të Vetëvendosje.

“Deri më tash janë arrestuar 12 persona dhe janë në proces të intervistimit dhe pas përfundimit të procedurave ligjore gjitha veprimet ligjore do të ndërrmeren në konsultim me prokurorin kompetent”, ka thënë Hoxha.

Në mesin e të arrestuarve është edhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Imer Fejza, i cili besohet se është njëri nga personat që ka hedhur gaz lotsjellës në sheshin Skënderbeu.

Këtë e ka konfirmuar Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes vetëvendosje, ku sipas tij janë arrestuar së paku tre aktivistë të VV-së.

Por, VV përmes një komunikate për media, ka marrë përsipër veprimet e bërë sot në këtë ceremoni, duke thënë se e kanë kundërshtuar dhe do të kundërshtojnë Thacin si president.

Për më tepër, Vetëvendsoje ka thënë se asnjhëerë nuk do ta pranojë Thacin për president të vendit/Insajderi.com