12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

12 raste pozitive me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 19 persona, derisa janë kryer dy mijë e 916 testime.

Numri total i të infektuarve ka shkuar në 132 mijë e 449.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer 754 mijë e 759 testime, 129 mijë e 826 të shëruar dhe dy mijë e 453 të vdekur.

Aktualisht janë 170 raste aktive./Insajderi.com