12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë viktima si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar vetëm 12 raste pozitive të infeksionit.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët tetë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 të infektuar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 598 që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com