12 persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në njoftimin e të cilëve tutje thuhet se edhe 271 raste të reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 66 mostra të marra për testim.
Numri total i rasteve pozitive është 49 mijë 577 raste nga 175 mijë e 52 persona të dyshimtë dhe një mijë e 284 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 417 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.721.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Podujevë 16 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 12 raste, Gjakovë 11 raste, Prizren 10 raste, Pejë 8 raste, Skenderaj 8 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Kamenicë 5 raste, Drenas 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Novobërdë 3 raste, Shtime 3 raste, Viti 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Mamushë dhe Vushtrri”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com