12 të vdekur dhe 425 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

12 të vdekur dhe 425 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

12 të vdekur dhe 425 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Në total janë krye 3070 testime, teksa janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88.899 që nga fillimi i pandemisë.

Në Shqipëri janë 32.538 raste aktive, ndërsa 2204 persona kanë humbur betejën me Coronavirus.

Ndërkohë, është duke vijuar procesi i vaksinimit anti-COVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1.827 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64.075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit./Insajderi.com