12 të vdekur dhe 462 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

12 të vdekur dhe 462 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

12 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje u tha se edhe 462 raste kanë rezultuar pozitive nga gjithsej një mijë e 314 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 46 mijë e 580 raste nga 163 mijë e 221 persona të dyshimtë dhe 1.198 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 536 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.782.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 6 raste, Pejë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 3 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Kllokot”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com