12 të vdekur dhe 640 pozitivë me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

12 të vdekur dhe 640 pozitivë me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Numri i lartë i vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut, po vazhdon të mos ketë ndryshim as gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi fqinj të Kosovës, ka informuar se gjatë kësaj periudhe kohore 12 pacientë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën.

Ndërkaq, ga gjithsej dy mijë e 643 testime të realizuara, 640 persona kanë rezultuar pozitivë në këtë virus. /Insajderi.com