12 të vdekur dhe 879 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

12 të vdekur dhe 879 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 879 raste të reja, nga 2734 teste të kryera. Viktimat janë regjistruar: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan,  24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë,  nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar./Insajderi.com