12 të vdekur edhe 728 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

12 të vdekur edhe 728 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

12 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e prekjes nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Rekord rastesh përveç atyre të vdekjeve, janë shënuar edhe te numri i rasteve pozitive të regjistruara brenda një dite, ku vetëm sot kanë rezultuar 728 persona të infektuar me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimit e të cilit thuhet se edhe 60 persona janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.981 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.221”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 316 raste, komuna Gjilan 52 raste, komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste, komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Suharekë 18 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Kaçanik 11 raste, komuna Deçan 9 raste, komuna Obiliq 9 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Dragash 2 raste dhe komuna Istog 1 rast. /Insajderi.com