Një rënie e ndjeshme e rasteve të vdekjes nga Coronavirusi është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. 12 persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me këtë virus me ç’rast edhe kanë vdekur, njofton Insajderi.com.
Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se edhe 410 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej tetë mijë e 789 mostra të marra për testim.
Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682. Derisa numri i rasteve aktive në total ka shkuar në 14 mijë e 501.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës. Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com