12 të vdekur nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut

12 të vdekur nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut ka përjetuar një nga ditët më të kobshme prejse ka filluar Pandemia COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti kanë njoftuar se për shkak të Coronavirusit kanë vdekur 12 persona vetëm në 24 orët e fundit, njofton Insajderi.

Përveç 12 vdekjeve ministria ka njoftuar se janë infektuar me COVID 641 veta, derisa janë testuar 2688 persona.

Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 233 pacientë të shëruar./Insajderi.com