12 të vdekur si pasojë e COVID-19

12 të vdekur si pasojë e COVID-19

12 vdekje të tjera janë regjistruar si pasojë e COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe për 777 raste të reja.

Ndërsa, janë shëruar 556 të infektuar.

Numri i vdekjeve ka shkuar në 1.906, ndërsa totali i infeksioneve është 92.975 – ndërkaq janë shëruar 76.968.

Rastet aktive janë 14.101.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 238 raste, Gjilan 67 raste, Gjakovë 61 raste, Ferizaj 50 raste, Mitrovicë 45 raste, Podujevë 41 raste, Prizren 41 raste, Pejë 28 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Lipjan 23 raste, Obiliq 23 raste, Kaçanik 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Malishevë 11 raste, Viti 10 raste, Rahovec 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 5 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Shtërpcë 1 rast. /Insajderi.com