12 vdekje si pasojë e COVID-19

12 vdekje si pasojë e COVID-19

12 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe për 529 raste të reja  e 503 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 97.996, ndërsa i të shëruarve 82.064.

Që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia janë regjistruar 1.988 vdekje.

Rastet aktive janë 13.944.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Mitrovicë 66 raste, Gjilan 60 raste, Podujevë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 18 raste, Gjakovë 18 raste, Skenderaj 16 raste, Vushtrri 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 12 raste, Kamenicë 8 raste, Shtime 8 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Klinë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Zubin-Potok. /Insajderi.com