12 vdekje të reja si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

12 vdekje të reja si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

12 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, transmeton Insajderi.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe një mijë e 88 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës, nga gjithsej tre mijë e 855 mosra të testuara, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore.

Instituti i Shëndetësisë Publike njofton se 781 qytetarë të prekur me COVID-19 janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 56 mijë e 764 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar./Insajderi.com