12 vdekje tjera si pasojë e Coronavirusit

12 vdekje tjera si pasojë e Coronavirusit

12 persona kanë ndërruar jetë në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e virusit COVID-19.

Numri i viktimave ka arritur në 744 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.

Ndërsa, gjatë ditës së fundit janë regjistruar 491 raste të reja, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Numri i përgjithshëm ka shkuar në  23.425, ndërsa numri i të shëruarve me ka arritur në 16.047, duke përfshirë edhe 66 rastet e fundit si të shëruar.

Tani rastet aktive janë 6.634 në nivel vendi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, komuna Gjilan 57 raste, komuna Pejë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Gjakovë 23 raste, komuna Podujevë 21 raste, komuna Mitrovicë 17 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Viti 11 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Kamenicë 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj dhe Shtime. /Insajderi.com