12 viktima dhe 161 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

12 viktima dhe 161 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

12 viktima është bilanci i fundit i shënuar nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga institucionet shëndetësore të këtij vendi, edhe 161 raste të reja pozitive kanë rezultuar së fundmi nga gjithsej 771 testime për COVID-19.

Brenda 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik i këtij vendi ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 23 mijë e 788, prej të cilëve 17 mijë e 392 janë shëruar, ndërsa 846 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është pesë mijë e 550. /Insajderi.com