12 viktima dhe mbi 800 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

12 viktima dhe mbi 800 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se 12 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 802 raste të reja të infektimit, ndërsa janë shëruar 527 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 46 mijë e 863 raste pozitive me Coronavirus, prej tyre 24 mijë e 136 janë shëruar, ndërsa 977 kanë vdekur.

Raste aktive janë edhe 21 mijë e 750./Insajderi.com