“Vajza është në gjendje kritike, është dërguar në QKUK nga babai i saj”
Një vajzë 12-vjeçare ka kërcyer nga kati i tretë te blloku i banesave të uzurpuara në lagjen “Dardania”, ku policia sot ndërmori një aksion për lirimin e tyre.
Një dëshmitar ka treguar për Indeksonline se vajza ka kërcyer para këmbëve të policisë.
“Vajza është në gjendje kritike, është dërguar në QKUK nga babai i saj”, ka thënë dëshmitari.
Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, e cila nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë rastin apo të japë ndonjë informatë.