Gjendja e vajzës 12 vjeçare e cila ka rënë dje nga kati i dyti i banesës në lagjen Dardania, është jashtë rrezikut për jetë ka thënë drejtori i klinikës emergjente Basri Lenjani.
Lenjani thotë se ajo ka lëndime vetëm në njërën kofshë.
“Është dërguar në Klinikën e Ortopedisë, pas trajtimit emergjent që i është bërë në repartin tonë, i është bërë kujdesi mjekësor dhe ka lëndime vetëm kofshës”, ka thënë Lenjani për Insajderin.