Më 20 janar të vitit 2009 TMK u shpërbë dhe u transformua në Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Për 12 vite FSK është angazhuar për sigurinë e qytetarëve në rrethana të ndryshme, madje ka qenë e përfshirë edhe në aksione shpëtuese nëpër vendet fqinje.
Gjatë fundit të vitit 2018 deputetet e Kuvendit të Kosovës votuan projekt-ligjet që shndërronin FSK-në në forca të armatosura.
Kjo nisme filet i kishte më 4 mars të vitit 2014 kur Qeveria e atëhershme e bëri një propozim të tillë.
Së fundi, FSK ka marrë dritën jeshile nga Kuvendi i Kosovës që të përfshihet në misione paqeruajtëse në krah të ushtrisë amerikane. /Insajderi.com