12 vjet pasi u nis të ndërtohej, përurohet palestra në Kamenicë

12 vjet pasi u nis të ndërtohej, përurohet palestra në Kamenicë

Punimet për ndërtimin e një palestre sportive në Kamenicë, kishin nisur në qershorin e vitit 2004.

Por, për përfundimin e kësaj palestra u desh të pritej 12 vjet. Palestra u përurua sot nga kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa.

Duke uruar për këtë objekt për qytetin e Kamenicës, kryeministri Mustafa tha se qytetarët e meritojnë një objekt të tillë i cili i plotëson nevojat e të rinjve, të sportistëve dhe të qytetarëve.

“Është një investim i merituar, dhe konsideroj se është një rezultat i një pune të përbashkët edhe i Komunës, Ministrisë, pushtetit lokal, pushtetit qendror”, theksoi kryeministri Mustafa, duke shtuar se kontinuiteti i ndërtimeve të tilla do të vazhdojë.

Më tej, kryeministri Mustafa tha se Kosova dhe gjendja e qytetarëve do të përmirësohet me punë të përbashkët.

Kryeministri Mustafa uroi që ky objekt të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë, duke shprehur dëshirën që të ketë më shumë sportistë, më shumë të rinj që do të merren me sport, me aktivitete kulturore dhe aktivitete tjera,  për çfarë, siç theksoi kryeministri Mustafa, me këtë objekt u krijuan kushte shumë të volitshme. /Insajderi.com