13.593 raste aktive me COVID-19

13.593 raste aktive me COVID-19

13.593 raste aktive janë momentalisht në Kosovë, një pjesë prej tyre të hospitalizuar, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 774 raste të reja e 903 të shëruar, të hënën.

Totali i infeksioneve që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia është 88.755, ndërsa i të shëruarve 73.318.

Gjatë ditës së fundit humbën jetën katër qytetarë, për ta quar numrin e vdekjeve në 1.844.

Prishtina mbetet komuna më e prekur nga pandemia. Në njëzetekatër orët e fundit u raportuan 274 infeksione të reja. /Insajderi.com